partizani_2

Partizani është në krye të Superligës pas fitores 2 – 0 dje me Kukësin. Ekipi i Sulejman Starovës siguroi 3 pikë të rëndësishme me një rival që ka të njëjtit objektiva. Golat u shënuan nga Sebino Plaku dhe Xhevahir Sukaj.

Në këtë sfidë një pjesë e tifozëve ultras të Partizanit nuk hynë në stadium, pasi nuk lejoheshin nga policia të merrnin edhe banderolat.

Më herët Teuta u rikthye te fitorja duke mundur 3 – 1 Tërbunin.

Sot do të luhen edhe 2 ndeshje të javës së katërt të Superligës. Laçi do të luajë me Bylisin në Krujë, ndërsa Flamurtari do të përballet me Vllazninë në Vlorë.

Tv Klan