Partizani e mbylli aventurën në kupat e Europës me një barazim pa gola në sfidën e kthimit me Krasnodar. Të kuqtë u eliminuan nga Europa League pas pjesëmarrjes në play off. Humbja 4 – 0 një javë më parë Rusi ndikoi ecuria e Partizanit, që në këtë takim u tregua më i kujdeshëm në mbrojtje.

Një nga më të mirët në fushë ishte kapiteni Alban Hoxha. Portieri shmangu gola të sigurtë me ndërhyrjet e tij veçanërisht në pjesën e dytë. Adolfo Sormani i dha mundësinë edhe lojtarëve që nuk patën minuta në kupat e Europës. Gjatë pjesës së dytë në fushë ishin Luca Bertoni dhe Jurgen Vatnikaj.

Partizani mbërriti në këtë pikë të Europa League, pasi kaloi me sukses Ferencvaros në turin e dytë të Champions League dhe u eliminua në të tretin nga Salzburg.

Tv Klan