Partizani do të zhvillojë sot miqësoren e parë të fazës përgatitore në Antalia. Të kuqtë do të luajnë në orën 18:00 me Fenerbahce në stadiumin “Akdeniz. Një miqësore luksi për skuadrën shqiptare që do të ketë mundësinë të luajë me një ekip me emër në futbollin Europian me yje si Robin Van Persie në përbërje. Sulejman Starova do të testojë lojtarët e afruar. 

Vëmendja është përqendruar natyrisht te sulmuesi Mathew Boniface, afrim i merkatos së janarit. Trajneri i të kuqve do të ketë mundësinë të shikojë edhe formën e Arbnor Fejzaullahit, i cili e kaloi dëmtimin. Miqësorja me Fenerbahce është edhe një mundësi e mirë për të gjithë lojtarët, të cilët të tregojnë cilësitë e tyre. Në këtë periudhë ka shumë menaxherë dhe skautë në Antalia ku zhvillojnë përgatitjet shumë ekipe Europianë.

Tv Klan