Partizani arriti një fitore të lehtë ndaj Korabit në sfidën përmbyllëse të javës së 35. Të kuqtë mundën 3 – 0 ekipin dibran duke u ngjitur në vendin e dytë në klasifikim.

Autorët e golave të kësaj sfidë ishin Cektkoviç, Ekuban dhe Krasniqi. Ky sukses nuk ndikon shumë për Partizanin, pasi e ka siguruar Europa League.

Sfidën e fundit të kampionatit do ta ketë me Skënderbeun në Korçë./ TV KLAN