Një penallti ishte ajo që vendosi ndeshjen e parë të turit të tretë të Champions të Partizanit. Në “Elbasan Arena” fitoi Red Bull i Salzburgut, duke hedhur një hap të madh drejt kualifikimit.

Partizani sheh t’i largohet ëndrra për të kaluar në play off e Ligës së Kampionëve, gjë që do t’i kishte siguruar pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Ligës së Europës, njëlloj si Skënderbeu vjet.

Kampionia e Austrisë luajti më mirë në pjesën e parë, ndonëse skuadra shqiptare nuk e lejoi që të rrezikonte duke luajtur me mjaft kujdes në mbrojtje.

Në pjesën e dytë, gjithçka filloi shumë mirë për Partizanin, që kaloi në epërsi numerike, pasi Samaseku i Salzburgut mori karton të kuq në minutën e 53’. Kjo nuk ndihmoi aspak, pasi miqtë fituan penallti me anë të Valon Berishës, që e ktheu në gol Soriano.

Më pas, Kalari mori të kuq për Partizanin, që duhet të kërkojë fitoren në Austri për t’u kualifikuar.

Tv Klan