Partizani luan sot ndeshjen më të rëndësishme të rrugëtimit në eliminatoret e Champions League, kundër austriakëve Salzburgut. Trajneri Adolfo Sormani thotë se ekipi duhet të qëndrojë me këmbë në tokë, pasi kundështari është i vështirë.

Adolfo Soromani – Trajner i Partizanit:

 “Ju kujtoj që Salzburgu është skuadra e 48-të në renditjen e UEFA-s, pranë është mes 50 të parave. Ka një vlerë totale prej rreth 50 milionë eurosh. Këto të dhëna tregojnë se diferenca është ajo mes një miu dhe një elefanti”.

Trajneri italian nënvizoi se filozofia e Partizanit duhet të jetë përulësia dhe ekipi duhet punojë shumë e të flasë pak.

Në kampin austriak, trajneri Oskar Garsia shprehet i qetë pavarësisht nisjes negative të kampionatit dhe mungesave në formacion.

Oscar Garcia – Trajner i Salzburgut:

 “Kemi disa mungesa të rëndësishme për këtë sfidë, por gjithsesi besojmë se mund t’ia dalim. Do të përpiqemi ta mbyllim kualifikimin që në ndeshjen e parë”.

Për mesfushorin me origjinë shqiptare Valon Berisha, përballja me Partizanin ka një shije të veçantë.

Partizani – Salzburg do të luhet sot në “Elbasan Arena” në orën 20:15, një ndeshje e vlefshme për raundin e 3-të të Champions League. Nëse kalon këtë fazë, ekipi kryeqytetas do të duhet të luajë një raund tjetër, përpara kualifikimit në grupe.

Tv Klan