Partizani po përgatitet për një tjetër përfaqësim për kupat e Europës. Synimi kësaj radhe është kualifikimi në turin e dytë të Europa League, edhe pse përballë kanë një skuadër të fortë, sllovaken Slovan Bratislava.

Sulejman Starova – Drejtues, FK Partizani: 

“Edhe barazimi pa gola është rezultat pozitiv, pasi edhe goli në fushë kundërshtare është i rëndë, por ne shpresojmë ta fitojmë ndeshjen”.

Genc Tomori – Drejtor i Përgjithshëm, FK Partizani: 

“Objektivi është kualifikimi edhe pse duhet të jemi me këmbë në tokë, pasi ekipi është shumë i fortë”.

Ndeshja e parë do të luhet të martën në orën 18:00 në “Elbasan Arena” dhe koha e shkurtër, sipas Sulejman Starovës, ka ndikuar në forcimin e ekipit.

Sulejman Starova – Drejtues, FK Partizani: 

“Koha është e papërshtatshem për të bërë një ekip, pasi është diçka absurde që federimet fillojnë me datë 1 Korrik dhe aktiviteti nis më përpara.

Starova dhe Tomori pranuan se do të ketë një drejtim të përbashkët të ekipit, ndërsa emri i federuar në UEFA është zv/trajneri, Klevis Dalipi.

Tv Klan