Partizani – Skënderbeu përfundoi pa gola edhe pse u zhvillua një ndeshje ku nuk munguan rastet në “Selman Stërmasi”.

Të dy ekipet treguan se kërkonin fitoren, por mundësitë e paraqitura nuk u shfrytëzuan. Progni realizoi në minutat e para, por loja u ndal për pozicion të parregullt. Trashi dhe Sukaj shpërdoruan dy mundësi të arta gjatë pjesës së dytë. Skuadrat siguruan nga 1 pikë, duke qëndruar në pozitat e mëparshme në klasifikim.

Skënderbeu shikon t’i shkurtohet diferenca e pikëve me Kukësin e vendit të dytë në 6, ndërsa Partizani qëndron i shtati në të njëjtën kuotë si Laçi dhe Teuta.

Sfida Partizani – Skënderbeu i dha fund javës së 12 të Superligës. Në përballjet e radhës Skënderbeu do të ketë një tjetër takim të vështirë me Kukësin në Korçë, ndërsa Partizani do të ketë transfertën me Lushnjen e vendit e të fundit.

Tv Klan