Partizani – Skënderbeu është ndeshja e rëndësishme e javës. Mbrëmjen e së hënës në orën 19:00 në “Qemal Stafa” mund të vendoset shumë. Një fitore e të kuqve do të hapte tërësisht çështjen e titullit, ndërsa një e korçarëve do të afronte më shumë me trofeun skuadrën e Mirel Josës. Vetë trajneri kërkon që t’i mbyllë sa më shpejt llogaritë e kampionatit, më herët se në sezonet e kaluar.

Mirel Josa,Trajner i Skënderbeut

:Kampionatin e kaluar e mbyllëm çështjen e titullit që në prill, tani shpresojmë ta mbyllim më shpejt.

Te Skënderbeu është e sigurtë mungesa e mesfushorit Nimaga. Partizani nga ana tjetër nuk kërkon shpërqendrim duke mbajtur lojtarët dhe stafin larg mediave. Suksesi është tepër i rëndësishëm, por trajneri Andrea Agostinelli. Duhet të bëjë pa Krasniqin dhe Ibrahimin. Në takimet e fazave të para secili nga ekipet ka nga një fitore.

Tv Klan