Fahriye Evcen është partnerja bukuroshe që do të shoqërojë Engin Akyurekun në serialin e ri televiziv, që sapo ka nisur në Turqi.

Akyurek, i njohur për publikun shqiptar si Omeri nga seriali “Diamante dhe Dashuri”, të transmetuar nga Televizioni Klan, vjen para publikut me serialin “Deri në Vdekje”.

“Deri në vdekje” është një serial ku dashuria, ndërgjegjia, drejtësia dhe hakmarrja ndërthuren me njëra – tjetrën tek Akyurek, i cili luan personazhin e Daghanit.

omeri-ajo

Daghani dënohet me burgim të përjetshëm për një krim që nuk e ka kryer dhe detyrohet të lërë pas ëndrrat dhe të dashurën e tij.

Fahriye Evcen, ndërkohë vjen me rolin e “Selvi”-t, një avokate që ndihmon Daghanin të ndryshojë dënimin.

“Deri në vdekje” është projekti i parë me të cilin aktori i dashur turk Akyurek vjen para publikut, pas përfundimit të serialit “Diamante dhe Dashuri”./tvklan.al