Në pazarin që ngrihet në juglindje të Pakistanit, në rajonin Sindh, ka një zonë të veçantë ku blerësit përpiqen të blejnë devenë më të bukur.

Në këto kushte, shitësit përpiqen t’i zbukurojnë sa më shumë ato.  

Kështu ka nisur edhe tradita e “parukierëve të deveve” që tashmë është kthyer në zanat të paguar, me të cilin mbahen dhjetëra familje.

“Parukierët” krijojnë forma të ndryshme duke u prerë qimet deveve.

Procesi i “qethjes” së deveve ndryshon në varësi të ngarkesës së dizajnit të zgjedhur, e nëse kërkohen motive të rënda arrin deri në katër orë./tvklan.al