Për herë të parë pas 15 vitesh, popullsia e Shqipërisë ka shënuar rritje. Të dhënat vijnë nga Instituti i Statistikave, i cili ka evidentuar se numri i popullsisë shqiptare në 1 Janar të 2017 -ës ka arritur në 2.88 milionë.

Numri i personave që jetojnë në Shqipëri është rritur me 10 mijë. Shkaku kryesor për këtë ka qënë rritja e lindshmërisë.

Numri i foshnjave të lindura në 2016 – ën është 32 mijë, ndërsa numri i personave që kanë vdekur 21 mijë. Edhe për vitin që shkoi, Shqipëria nuk i ka shpëtuar valës emigratore.

Janë 33 mijë shqiptarë të cilët janë larguar.

Në 2015-ën numri i emigrantëve që lanë vendin ishte 41 mijë. Tre qarqe të vendit kanë pësuar rritje të popullatës, i pari vijon të mbetet kryeqyteti duke u ndjekur Durrësi dhe Vlora, ndërsa tkurrje kanë patur Gjirokastra, Dibra, Berati dhe Kukësi.

3 prej tyre kanë dhe numrin më të ulët të të ardhurave për frymë në të gjithë hartën e vendit.

Tv Klan