Pas 16 vjetësh ka rënë dëborë edhe në Sarandë. Reshjet kishin intensitet të ulët, por kanë shkaktuar habi tek banorët e këtij qyteti bregdetar, ku dëbora është një fenomen i rrallë.

Ndërkohë në verilindje të vendit moti vazhdon të mbetet i acartë. Gjatë ditës temperaturat shkojnë minus 12 gradë. Në Kukës kanë rinisur reshjet e borës mëngjesin e sotëm, por deri tani nuk paraqiten probleme në rrugët kryesore./ tvklan.al