Pas Elis Bakajt edhe Gilman Lika vendosi të mos luajë në derbin e mbijetesës mes Vllaznisë dhe Tiranës. Shkodrani që këtë sezon mban ngjyrat bardheblu thotë se ka mirëkuptimin e drejtuesve të klubit për të mos u aktivizuar në këtë ndeshje.

 

Gilman Lika (Futbollist i Tiranës):

“E di që nuk është profesionale, por ishte një vendim i vështirë për mua. Shpresoj që të më mirëkuptojnë edhe tifozët ashtu siç bëri presidenti dhe trajneri.”

Mesfushori shkodran doli në stërvitje të enjten sëbashku me grupin e lojtarëve bardheblu, që është i plotë, pasi u riaftësua edhe Asion Daja. Trajneri Mirel Josa lejoi gazetarët që të ndiqnin vetëm minutat e para të seancës pa dashur të tregojë mënyrën se si do të kërkojë fitoren me Vllazninë.

/Tv Klan