Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, do të vizitojë Athinën para fundit të këtij viti.

Lajmi bëhet i ditur nga “Protothema”, i citon ministrin grek të Punëve të Jashtme,  Nikos Kotzias, i cili foli për gazetarët pas kthimit nga Ankaraja.

Kotzias tha se kishte rënë dakord me autoritetet turke që Erdogan të vizitonte Greqinë në 10 ditët e fundit të Nëntorit, ose në ditët e para të dhjetorit.

Megjithëse aleatë në NATO, Turqia dhe Greqia kanë mosmarrëveshje të mëdha në lidhje me ishujt kufitare dhe me ishullin e ndarë të Qipros.

Marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Athinës u përkeqësuan më tej në muajin Maj, kur gjykata greke vendosi kundër ekstradimit të tetë të akuzuarve për pjesëmarrje në grusht shteti që kishin kërkuar azil në Greqi.

Në fillim të muajit tetor, Erdogan me disa ministra dhe qindra biznesmenë vizitoi Beogradin në përpjekje për të rritur volumin tregtar mes dy vendeve.

/tvklan.al