Bajerni i Mynihut pësoi një tjetër dështim këtë sezon pas eliminimit nga Champions Liga.

Skuadra e Ançelotit nuk shkoi dot në finalen e Kupës së Gjermanisë, pas humbjes 3 – 2 në takimin me Borusia Dortmundin.

Bajerni nuk arriti këtë synim dhe Dortmundi do të luajë në finalen 27 majit me Eintratin e Frankfurti.

Pari Sen Zhërmeni do të luajë në finalen e Kupës së Francës me Angers. Skuadra kryeqytetase eliminoi nga gara Monakon, duke e mundur me rezultatin 5 – 0.

Ekipi i principatës pati shumë të rinj nga stoli i rezervave në fushë duke lënë pushim titullarët, pasi janë në kërkim të suksesit në kampionat dhe në Champions Ligë./Tv Klan