Pa e marrë ende veten nga pasojat e stuhisë Doris, Britani e Madhe pritet të goditet nga një tjetër stuhi.

E pagëzuar me emrin Ewan, sinoptikanët kanë paralajmëruar qytetarët se pritet që moti të përkeqësohet, me era të forta në veri – perëndim të Anglisë, Wellsit dhe Skocisë lindore.

Ewan është stuhia e pestë e cila pagëzohet me një emër për këtë vit.

Sipas mediave britanike, Ewan pritet që të prekë kryesisht Irlandën, por efektet e motit të keq do të ndihen në të gjithë Britaninë. 

Javën e shkuar, stuhia Doris solli gjikthashtu era të forta dhe i shkaktoi vendin 400 milionë paund dëme.

Britania po përgatitet gjithashtu për një stuhi dëbore dhe një valë të ftohti që do të zgjasë deri në mes të muajit Mars./tvklan.al