Rruga e Kombit nuk do të jetë e vetmja rrugë me pagesë në vend. Sipas strategjisë së taksimit të rrugëve, të hartuar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për llogari të qeverisë shqiptare, janë edhe 8 autostrada e rrugë të tjera që pritet të bëhen me pagesë.

Ndër to mund të përmenden rruga Tiranë – Durrës, Tiranë – Elbasan, Rruga e Arbrit që nuk është ndërtuar ende, Levan – Vlorë, Durrës – Fier, Levan – Tepelenë, Elbasan – Kapshticë, Tiranë – Hani i Hotit.

Në strategjinë e taksimit të rrugëve të hartuar nga BERZH-i, qeverisë i rekomandohet që tarifa që duhet të paguajnë qytetarët për këto rruge të variojë nga 0.5 cent të euros në 3.5 cent për kilometër.

Ky studim ende nuk është bërë publik nga Transportet. Por përfaqësues të BERZH, të kontaktuar nga Televizioni Klan pohuan se e kanë dorëzuar një studim të tillë.

BERZH rekomandon që taksimi për koncensionin e rrugëve të zhvillohet gradualisht në 3 faza.

Në rrugën Tiranë – Durrës, Tiranë –Elbasan dhe Rruga e Arbrit, rekomandohet zbatimi i menjëhershëm i nisjes së aplikimi të taksimit.

Tv Klan