Jo vetëm prindërit i kushtojnë kujdes fëmijëve, por ndonjëherë këta të fundit kur rriten i mbrojnë prindërit e tyre sidomos djali, nënën. E tillë është edhe historia e Drinit në emisionin “E Diela Shqiptare” në rubrikën “Ka një mesazh për ty”. Mamaja e Drinit nuk ka patur shumë fat me martesat pasi mbas dy divorceve ajo po bashkëjeton me një person të tretë. Drini tregon në studio për historinë e mamasë së tij me bashkëshortin e parë, i cili është edhe babai i vetë Drinit. Pas shtatë vish martesë çifti vendosi të ndahej, për shkak të dhunës që ushtronte babai i Drinit, kundrejt nënës. Ai ka qenë 5 vjeç kur prindërit e tyre u ndanë.

Edhe pas divorcit Drini me babain takon shpesh dhe ka një marrëdhënie të mirë. Djali nga Përmeti, rrëfen më tej në studion e “E Diela Shqiptare” se mamaja e tij pas katër viteve e ndarë, u njoh me një burrë tjetër. Nga kjo martesë e dytë erdhi në jetë motra e tij Laura. Bashkejetesa shkonte shumë mirë mes tyre, por vjehrra e mamasë së Drinit zihej shumë me nusen. Ajo shprehu dëshirën për të jetuar në Tiranë, si një formë për t’iu larguar sherreve, por  bashkëshorti i dytë Altini nuk ishte dakort për këtë gjë dhe janë ndarë me konsensus.    

“Ne më pas erdhëm Tiranë dhe na ka ndihmuar shumë dajë Petriti, që jeton Urën Vajgurore. Ai më ka blerë gjithmonë librat e shkollës. Pas një periudhe 7-vjeçare, mami u njoh me një burrë tjetër. Ai quhet Besim dhe e kam sjellë sot këtu studio. Këtë histori të lidhjes së mamasë me Besimin, ma tregoi gjyshja. Kur e mora vesh nuk më erdhi edhe aq mirë sepse unë mendoja që ne ishim mirë ashtu, pasi po punonim dhe të ardhurat nuk na mungojnë. Një tjetër frikë që kisha ishte edhe se mos ky burrë e keqtrajtonte nënën time. Ato kanë gjashtë muaj që janë bashkë dhe e shikoj që mami është shumë e lumtur me të. Mua më bëhet qejfi shumë për këtë gjë. Unë sot Besimin e kam thirrur këtu studio, që t’i kërkoj falje se pse e gjykova dhe t’i kërkoj që të kalojë një jetë të lumtur me mamin dhe ta mbaj mirë.”  

Pa e njohur akoma, Drini e kishte paragjykuar Besimin dhe për këtë i kërkoi falje publikisht.  

“Besi, të më falësh që të kam paragjykuar më përpara, por unë nuk e dija se kush ishe ti. Që kur të kam njohur ty kam kuptuar që je një njeri i mirë, zemërgjerë dhe i sinqertë. Kërkoj nga ty që të kujdesesh për mamanë time dhe të falenderoj për gjithçka ke bërë për ne.” 

Kur gjërat shihen me pozitivitet edhe marrëdhëniet bëhen më të mira. Besmiri premtoi para të gjithëve, që ashtu siç po e mban mirë nënën e Drinit tani, ashtu do ta mbaj gjithmonë. / tvklan.al