Pas rizgjedhjes së Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike, ka ardhur edhe dorëheqja e parë nga selia blu.

Tomor Alizoti, drejtuesi i departamentit të ish të përndjekurve politikë në PD, ka dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë.

Në një status në Facebook, Alizoti shkruan se pavarësisht dorëheqjes nga funksionet, ai do të vazhdojë të mbështesë Partinë Demokratike.

Tomor Alizoti kishte kërkuar dorëheqjen dhe jo “vetëngrirjen” e Lulzim Bashës, si përgjegjësi kryesor për humbjen në zgjedhjet e 25 qershorit.

 Statusi në Facebook i Tomor Alizotit:

Ne perfundim te votimit te anetaresise se PD per kryetarin e saj jap sot doreheqjen time nga detyra e drejtorit te departamentit te ish te perndjekurve dhe nga ajo e anetarit te kryesise. Une, pas humbjes dramatike te PD-se mbrojta qendrimin se z Lulzim Basha ishte pergjegjes kryesor per kete humbje dhe duhej te dorehiqej ne menyre qe partia te niste nje proces reflektimi dhe ringritjeje. Doreheqja do te ishte nje akt demokratik i nevojshem dhe nje pranim i vertete i pergjegjesive. Vetem keshtu ne do te kishim mundesine e ndertimit te nje fryme dhe force te vertete opozitare. Z Basha zgjodhi nje qasje tjeter duke iu imponuar normave perendimore dhe duke u rizgjedhur, kesisoj une si akt qytetar dhe fisnik po zgjedh te dorehiqem. Mbetem nje mbeshtetes i paepur i PD dhe i te djathtes dhe shpresoj qe ajo shume shpejt te zere vendin qe meriton. Mirenjohje te thelle per te gjithe mbeshtetesit.