Pas konfirmimit zyrtar për largimin e ambasadorit Lu edhe ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri do të zëvendësohet nga italiani Luigi Sorcea, i specializuar në çështjet e anti-korrupsionit dhe anti-droges.

Ambasadorja do të lërë Shqipërinë e akuzuar nga demokratët se ka dërguar informacione të shtrembëruara për realitetin ne Bruksel dhe ka abuzuar me blerjen e një vile në kodrat e Tiranës. Madje ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se Romana Vlahutin kishte kërkuar nga ish kryeprokurori arrestimin e tij.

Pasardhësi i Vlahutin, Sorcea punon pranë Bashkimit Europian që në vitin 1998, ndërsa më herët ka punuar në Ministrinë e Brendshme të Italisë.

Klan Plus