google-car

Pas “Google Car”, makinës inteligjente pa shofer, Google sjell një kamion, “Google truck”, që gjithashtu nuk do të ketë nevojë për një shoqfer për të lëvizur.

Sipas portalit “Quartz”, gjigandi i Mountain View ka prezantuar një projekt, për një platformë të re për shpërndarjen e mallrave me automjete që nuk kanë nevojë për shofer dhe që janë mjete të mëdha.

truckIdeja kryesore është ajo e një kamioni, në të cilin vendosen mallra të ndryshëm dhe u dorëzohen direkt klientëve, të cilët e “zhbllokojnë” më anë të një pin (kodi) ose me kartë krediti.

Pas dorëzimit, kamioni vojn në destinacionin e radhës.

Google kërkon kështu të krijojë një sistem dorëzimi mallrash më familjare se dronët, që gjithsesi është duke e testuar me “Project Wings” dhe që në të ardhmen, parashikohet të lëshojë pako nga qielli. /tvklan.al