Shqipëria dhe Maqedonia firmosën disa marrëveshje bashkëpunimi në të parën mbledhjen të përbashkët të dy qeverive, që u mbajt në Pogradec. Në konferencën me homologun e tij maqedonas, Kryeministri Edi Rama tha se është rënë dakord për zgjatimin e Rrugës së Arbrit dhe një plan dypalësh në fushën e tregtisë.

Kreu i qeverisë shqiptare u ndal edhe tek nevoja për t’u miratuar sa më shpejt ligji për përdorimin e Gjuhës Shqipe në Maqedoni.

“Presim me padurim që ligji i Gjuhës Shqipe të kalojë dhe zbatimi të nisë një orë e më parë”,

tha Rama ndërsa Zaev u shpreh: “

Gjuha ka kaluar në parlament. 

Tani duhet që kryetari i parlamenti të përcaktojë datën dhe përfundimisht do të votohet ligji.

Unë shpresoj që ligji do të aprovohet diku në fund të Janarit

“.

Gjatë konferencës për shtyp, Kryeministri Zaev bëri të ditur se mbledhja e dytë e përbashkët mes Shqipërisë dhe Maqedonisë do të mbahet vitin tjetër në Maqedoni. Dy kryeministrat pritet të zhvillojnë të shtunën një vizitë në Bashkinë e Pustecit e banuar nga minoriteti maqedonas.

Tv Klan