Kombetarja-ne-serbiNjë javë e gjatë përgatitjesh për sfidën me Armeninë.

Kombëtarja është gati megjithëse me problem në mbrojtje ku më shumë mundësi do të jetë Curri në vend të Mavrajt.

De Biasi nuk ka dashur të publikojë formacionin dhe pritet ta mbajë të fshehtë deri në çastet e fundit.

Megjithatë si zakonisht mesfusha do të jetë e përforcuar me shumë lojtarë, ndërsa në sulm mendohet të jetë Cikalleshi. Shqipëria kërkon fitoren dhe këtë duhet ta arrijë duke sulmuar, por të jetë e kujdesshme nga kundërsulmi i armenëve që kanë një futbollit si Mkhitaryan.

Me Armeninë sot luajmë si favorit, por ndeshjet e mëparshme zyrtare të zhvilluar në kualifikueset e Kupës së Botës 1998.

Kuqezinjtë kanë triumfuar vetëm në miqësoren e luajtur në Tiranë në 2013. Fitorja është nevojshme për të dy ekipet që te jenë në garë për në fazën finale të Euro 2016.

Tv Klan