Pas Partisë Demokratike, punimet e Kuvendit i ka braktisur edhe kreu i Partisë Libra, Ben Blushi të paktën për këtë të enjte.

Në një postim në rrjetet sociale, Blushi shpjegon se e ka marrë këtë vendim për t’i treguar të gjithëve sesi funksionon një parlament pa ide, debate e kundërshtarë.

Madje deputeti shprehet se ky mund të jetë fati i parlamentit për 4 vitet e ardhshme, nëse partia e tij nuk do të jetë pjesë e asaj që Blushi e cilëson 

“komedi burokratike”

.

“Pse nuk shkoj sot në parlament. 

Kam vendosur të mos shkoj sot në Kuvend. Dua të kuptoni si funksionon një parlament pa ide, pa debat dhe pa kundërshtarë. Kështu mund të jetë parlamenti i katër viteve të ardhshme nëse LIBRA vendos të mos jetë pjesë e kësaj komedije burokratike”,

shkruan Blushi./tvklan.al