PicMonkey Collage 1

Këngëtari Chris Brown akuzohet se ka gjuajtur modelen Liziane Gutierrez pasi ajo nxorri telefonin e saj në një festë private dhe i bëri një foto artistit.

Ngjarja ndodhi në hotelin Palms në Vegas dhe modelja braziliane pretendon se Chris e goditi e më pas i mori telefonin.

Gutierrez u pa tek largohej nga hoteli duke u munduar të fshehë syrin e nxirrë, ndërkohë që policia është munduar të hyjë në dhomën e Brown por nuk është lejuar sepse sipas stafit të hotelit Chris ishte larguar tashmë.

Pas publikimit të një fotojë ku Gutierrez e krahasuar shpesh si Kim Kardashian, tregon syrin e nxirrë, Chris reagoi në një video të postuar në Instagram.

“ Nuk e e çfarë kërkonte ajo. Ajo erdhi në Vegas në dhomën time dhe ishte shumë e shëmtuar për të hyrë brenda. Unë do të bëhem shumë i pasur pasi të paraqes gjithë paditë për këta njerëz të çmendur që vazhdojnë të gënjejnë për mua,’’- u shpreh këngëtari.

Në 2009 Brown u përball me një proces gjyqësor pasi dhunoi ish të dashurën e tij, këngëtaren, Rihanna.tvklan.al