Gjermanët janë ata të cilët zotërojnë pasaportën më të fuqishme në botë dhe mund të vizitojnë pjesën më të madhe të shteteve pa patur nevojë për të aplikuar për vizë. Të dhënat vijnë nga përditësim i fundit të indeksit mbi udhëtimet.

Në total janë 157 shtete që i ofrojnë gjermanëve ose akses të lirshëm pa viza, ose një vizë në momentin që mbërrijnë në destinacion, duke u bërë kështu këtë shtet të Europës Qendrore, vendin më të priviligjuar sa i përket pasaportës në planet.

Fuqia e pasaportës gjermane ndiqet ngushtë nga dokumentet e udhëtimit të Suedisë dhe Singaporit, që qëndrojnë të dy bashkë në vendin e dytë të

Indeksit për pasaportat

të përpiluar nga Arton Capital.

Britania e Madhe qëndron në vendin e tretë e ndjekur nga Danimarka, Finlanda, Franca, Spanja e Svizcra, Norvegjia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Indeksi u përditësua javën e shkuar, duke zëvendësuar Korenë e Jugut me Singaporin, si pasaporta më e fuqishme në Azi.

Në fund të renditjes qëndron Afganistani.

Në këtë indeks krahasohen pasaportat e 193 vende anëtare të OKB plus gjashtë vende të tjera si Hong Kong, Taivani, Makau, Kosova, Palestina dhe Vatikani.

Shqipëria renditet në vendin e 48, me lëvizje të lirë në 94 shtete.

//tvklan.al