277033_PASHA_QOFTE

Përbërësit:

Mish i grirë

Qepë e grirë në rende

Oriz

Nenexhik

Kripë

Piper

Një vezë

Qumësht

Gjalp

Miell

Majdanoz

Vaj ulliri

Përgatitja:

Në një tenxhere të vogël ziejmë për pak minuta 2 lugë oriz me pak ujë. Kur orizi të jetë gjysmë i zier, e heqim nga zjarri. Në një tas të thellë përziejmë bashkë mishin e grirë, qepën e grirë në rende, orizin gjysmë të zier dhe një lugë nenexhik.

I shtojmë masës dhe një të bardhë veze që të lidhet së bashku. Më pas, masën e ndajmë në topa të vegjël me dorë dhe i rrotullojmë pak në miell.

Në një tenxhere të madhe me ujë, ku kemi shtuar vajin ullirit dhe kripën, hedhim qoftet dhe i lëmë të marrin një valë.

Ndërkohë, përgatisim dhe salcën e badhë.

Në një tigan hedhim pak gjalp dhe shtojmë dy lugë miell, e zverdhim pak, më pas shtojmë me ngadalë qumështin dhe të verdhën e vezës, derisa të krijojmë një masë të lidhur.

Pasi qoftet kanë zier, shtojmë dhe salcën e bardhë në tenxhere. Gjatë servirjes në pjatë, i shtojmë pak majdanoz për dekorim./tvklan.al