Dita e kremtimit të ringjalljes se Krishtit, presidenti i Republikës Bujar Nishani uron t’u shërbeje politikanëve për të ringjallur shpresën për zgjidhjen e krizës. Kreu i shtetit ishte në Dropull për të përcjellë urimet dhe mesazhet e tij.

I pyetur për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve, presidenti thotë se ai e ka përmbushur një herë detyrën e tij kushtetuese.

Kryeministri ka zgjedhur qe urimin e tij për besimtaret e krishterë ta bëjë nga faqja e tij në Facebook, ku dhe ka lajmëruar se në respekt të simbolit të kësaj feste, sot nuk do ta zhvillojë komunikim javor këtë të diel.

Kryetari i kuvendit, pas vizitës në katedralen ortodokse foli me shpresë për ringjalljen e dialogut.

Kreu i opozitës, pas urimeve në kishën ortodokse iu drejtua çadrës së protestës për të përcjellë mesazhe shprese për fatin e kauzës së opozitës në ditën e 60-të qëndrimit poshtë zyrës se kryeministrit.

Mesazhe bashkimi për politiken nën frymëzimin e besimtarëve të feve të ndryshme që urojnë njeri-tjetrin, ka dhënë dhe kryebashkiaku Veliaj.

Edhe për këtë festë, ashtu si për krishtlindjet, kisha katolike nuk pranoi vizitat e politikaneve.

Tv Klan