Të krishterët e të gjithë botës kremtojnë këtë të diel festën më të madhe, ‘ringjalljen e Krishtit”.

Mijëra besimtarë u mblodhën në sheshin Shën Pjetër të Vatikanit, ku Papa Fraçesku mbajti meshën e shenjtë të Pashkës. Duke e quajtur këtë ditë si feste e shpresës, në fjalën e tij, Ati i Shenjte ka bërë thirrje që bota të mos e injoroje sot gjendjen e emigranteve dhe të varfërve.

Kalendari pashkës së këtij viti përkoi në të njëjtën ditë si për besimtaret ortodokse ashtu edhe për ato katolike.

Jerusalemi kremtoi nën masa të rrepta sigurie.

Miliona njerëz nga e gjithë bota kanë marrë pjesë në kremtimet e mesnatës ku përkujtohet ringjallja e Jezu Krishtit.

Në Paris e disa vende të tjera të botës, kremtimet u pasuan me marshime masive të besimtareve.

Tv Klan