Temperaturat në Amerikën Veriore vazhdojnë të ulen, duke shkuar deri ne -40 gradë celcius. Ulja e temperaturave ka cuar dhe në ngrirjen e ujëvarës më të famshme në botë, Ujëvara e Niagarës, ku stuhitë e erës bëjnë që temperaturat të ndihen deri në -67 gradë celcius. Qytetarët amerikanë po përballen me një acar dimëror të tmerrshëm.

Për ta vërtetuar këtë gjë, një qytetar ka postuar një video në rrjete sociale. Ai mban në dorë një enë me ujë të ngrohtë. Në mënyrë befasuese uji, sapo bie në kontakt me stuhinë e erës, menjëherë shndërrohet në akull.

Por temperaturat e ulëta kanë bërë dhe edhe peshkaqenët të ngrijnë. Këto bisha të oqeanit kishin përfunduar në breg të detit Cape Cod në Massachusetts’ të ngordhura për shkak të të ftohtit.

Por për motin e acartë ka patur një reagim dhe presidenti amerikan Donald Trump në rrjete sociale. Sipas tij, i ftohti është tregues i qartë se çështja e ngrohjes globale nuk është e vërtetë. Në postimin e tij, ai ka shprehur përbuzje dhe ndaj marrëveshjens së Parisit, për Konventën e ndryshimeve Klimatike.

Klan Plus