PicMonkey Collage

Përbërësit

500 gram makarona pene

200 gram sallam

3 kokrra vezë

300 gram djath kaçkavall

Gjysmë gote qumësht

2 petë byreku

Kripë dhe vaj

Përgatitja

Pasi të keni zier makaronat , hidhini  në një tas dhe shtojini sallamin dhe djathin kaçkavall. Hidhini kripë dhe përziejini mirë me njëra- tjetrën. Nëqoftese keni një tavë keku, lyejeni pak me vaj dhe shtroni në të petën e byrekut. Sipër petës hidhni përzierjen e makaronave, sallamit dhe djathit. Shtoni pak qumësht dhe mbulojeni përzierjen me petën tjetër të byrekut. Lyejeni me vaj petën e sipërme të byrekut dhe futeni në furrë për ta pjekur./tvklan.al