Liqeni-ThateKjo ishte pamja e disa ditëve më parë në zonën e Liqenit të Thatë në periferi të Tiranës.

Plehra të hedhura vend e pa vend dhe banorë që ankohen.

Por pas publikimit të këtyre pamjeve në Televizionin Klan, Bashkia e Tiranës  ka ndërmarrë një aksion pastrimi.

Ky vend, i cili ndodhet pak metra larg liqenit artificial, ishte kthyer në një vatër mbetjesh urbane. Në të mund të gjeje mbetje plastike, qelqe dhe inerte ndërtimi të shpërndara në një zonë konsiderueshme. Sensibilizmi televiziv duket se edhe këtë herë vuri në lëvizje institucionet dhe tashmë u mbetet banorëve ta mbajnë pastër mjedisin.

TV KLAN