Për herë të parë pas 25 vjetësh po pastrohet plazhi i Gotullës në Adriatik.

Bashkia e Fushë-Krujës ka kontraktuar një firmë pastrimit dhe prej tre ditësh ka nisur puna për sistemimin e këtij plazhi të harruar, por që është një nga perlat e bregdetit tonë.

Dikur në Gotull shumë pushues gjenin aty një nga plazhet më atraktive dhe me një sipërfaqe të madhe. Por, më pas nuk dihet pse në këtë plazh nuk u investua asnjëherë.

Madje ndotja e ktheu këtë zonë të paqarkullueshme. Në stinën e kaluar të verës aty gjeje vetëm lopë e kafshë të tjera, dhe ndonjë peshkatar. Këtë sezon pritet që plazhi i Gotullës të jetë i gatshëm për pushuesit./ABC News