Në këtë video rrëqethëse tregohet një grua e pushtuar nga shpirtrat.

Nurul Baker, kishte vënë re se gruaja që i pastronte shtëpinë kishte filluar të kishte sjellje të çuditshme që prej të mërkurës së shkuar.

Ajo instaloi disa kamera në shtëpi dhe mbeti e shokuar nga ajo që pa.

Patruesja e cila sapo kishte dalë nga dushi, mbante veshur një fustan të bardhë dhe sillej sikur të ishte e pushtuar nga shpirtrat, duke bërë lëvizje të çuditshme të ngjashme me ato të zombive.

Videoja e filmuar në apartamentin e Baker, në Singapor është parë nga shumë persona në internet.

Shumë prej shikuesve kanë rrëfyer se janë tmerruar nga ajo që kanë parë ndërkohë që të tjerë komentues besonin se ajo ishte duke u shtirur në mënyrë që ta pushonin nga puna, një argument ky jo shumë bindës.

Për shumë shikues skena u kishte risjellë në mendje filmin e njohur horror “The Ring”, sepse edhe pastruesja në video ka flokë të zeza si personazhi kryesor i filmit.