Kryeministri i ri i Maqedonisë, Zoran Zaev, rezulton pa asnjë pronë dhe asnjë makinë në emër të tij.

Gazeta “Koha” në Maqedoni shkruan se sipas të dhënave që ai ka dorëzuar në Komisionin Shtetëror, ka dhënë borxh rreth 70 mijë Euro, ndërkohë që kursimet në bankë janë në emër të bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Sa i përket shtëpisë, ajo është në emër të prindërve të tij.

Zoran Zaev, i cili para disa ditësh mori detyrën e Kryeministrit, ka nisur karrierën në firmën “Trgoprodukt” në Strumicë, duke punuar në periudhën 1997-2003.

 

Në vitin 2001 u emërua si drejt në këtë firmë. Ai ka qenë gjithashtu edhe anëtar i këshillit drejtues të bankës ‘Peon’ në Strumicë dhe kryetar i Këshillit drejtues të ndërmarrjes publike “Komunalec” në Strumicë. /tvklan.al