Përbërësit:

1 kg patëllaxhane

500 ml beshamel

100 gr proshutë

50 djathë kaçkavall

Përgatitja:

I ndajmë patëllxhanet në shirita të hollë dhe i kalojmë në pak miell, më pas i skuqim në një tigan me vaj.

Në një tavë shtrojmë një shtresë beshamel dhe më pas një shtesë patëllxhane. Shtojmë proshutë dhe djathë kaçkavall të grirë. Hedhim sërish një shtresë beshamel dhe më pas vijojmë me një tjetër shtresë patëllaxhane, deri të të përfundojmë.

Në fund i hedhim sipër beshamel dhe djathë kaçkavall dhe e vendosim në furrë më temperaturë 180 gradë për 30 minuta./tvklan.al