patentaPrej 22 Prillit, në Shqipëri hyn në fuqi sistemi i pikëzimit për lejet e drejtimit të automjeve. Në Komisariatet e Policisë Rrugore, instalimi i sistemit është drejt përfundimit.

Çdo patentë do të ketë 20 pikë. Për çdo shkelje do të ketë penalizime me zbritjen e pikëve, nga 3 deri në 15 pikë.

Çdo drejtues që i ka ezauruar të 20 pikët e patentës do t’i nënshtrohet sërish testimit për të rifituar lejen e drejtimit.

Ndërsa për të gjithë ata, të cilët brenda dy vitesh nuk shkelin asnjë rregull të qarkullimit rrugor, drejtuesit e mjeteve do të shpërblehen me nga dy pike çdo dy vite, deri në 30 pikë. Ata që i plotësojnë 30 pikët do të shpërblehen me bonuse nga Policia Rrugore.

Se sa pikë do t’i hiqen një drejtuesi automjeti të kapur me shkelje, do të vendosë Komisioni që shqyrton aktualisht shkeljet në qarkullim, bazuar në Kodin Rrugor.

Tv Klan