Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike Astrit Patozi thotë se Lulzim Basha nuk duhet marrë seriozisht. Në një reagim pas fjalës së parë të Bashës në parlament, Patozi thotë se Basha është në hall të madh ndaj po përpiqet të fitojë kohë që të harrohet në radhë të parë 25 qershori, më pas 22 korriku, por mundësisht edhe 9 shtatori, si start i turpshëm i listës Basha, në kontaktin e parë me parlamentin.

Në ditën e rikthimit të tij në parlament u rishfaq tigri prej letre, që nuk përdoret dot më as si dordolec, i cili mori guximin të flasë për moral dhe për votën e lirë. Pikërisht, për dy temat përvëluese të Republikës së Re, që të paktën sot duhet të ishin tabu”.

Patozi thotë se ajo që është shqetësuese për partinë demokratike është mënyra se si po trajtohen humbjet e njëpasnjëshme. 

“Ai tashmë është kartë e djegur kryesisht për mënyrën se si i menaxhon humbjet e njëpasnjëshme, që thellohen, jo rastësisht, në progresion gjeometrik”.

Patozi e quan skandaloze akuzën e vjedhjes së votave në sallën e parlamentit për të fshehur shitjen e deputetëve të opozitës ditën e parë që shkelën në Kuvendin e Shqipërisë.

Tv Klan