Mbledhjen e kryesisë demokrate dhe debatet e ashpra që e shoqëruan ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi i cilëson provë të degradimit të kësaj force politike nën drejtimin e Lulzim Bashës.

“Mbledhja e djeshme e kryesisë ishte pasqyrë e shëmtuar e degradimit të PD në drejtimin e Bashës. Jo vetëm se pati debat por cilësia dhe përmbajtja problemi. Basha tregoi se ka mentalitet bolshevik. Dje la të kuptohej se pranon një kasolle familjare sesa një gradaçelë. Është nevojë e anëtarësisë së PD për t’u përfaqësuar”.

Për Patozin gjithçka që ndodhi në kryesi nuk ishte surprizë, përfshi edhe rrëzimin e propozimit të tij për të legalizuar fraksionet në Partinë Demokratike. Dhe në kundërpërgjigje të deklaratës së Bashës, këtij të fundit i kujton se nuk ka ndërmend të ndalet në betejën e tij.

“Dje u la te kuptohet se nuk është problem as kryetari i partisë dhe as lidershipi, por anëtarët. Ne do i imponohemi me forcën tonë, kam bindjen se demokratët janë të shumtë që duam një parti tjetër demokratike. Ne do imponohemi me presionim që anëtarësia e PD do e detyrojë zotin Basha të mbajë një qëndrim tjetër”.

Nënkryetari i demokratëve e ka quajtur farsë edhe kërkesën e Lulzim Bashës për të nisur reformën zgjedhore, pasi sipas tij, kjo është një manovër për të hequr vëmendjen nga situata dramatike në Partinë Demokratike.

Tv Klan