Pas deklaratave të Bashës në sallën e Kuvendit, ka reaguar ish-nënkryetari i demokratëve Astrit Patozi.

Ai thotë se Basha bën mirë që kërkon falje edhe për gabimet e Sali Berishës në të shkuarën, por duhet të pranojë më parë përgjegjësitë e tij për të tashmen.

Patozi pyet nëse është më i rëndë fakti që PS propozon dhe zgjedh Ruçin për kryetar parlamenti, apo që për shkakun e Bashës, Rama ka rrëmbyer i vetëm timonin e Shqipërisë dhe mund ta rrokullisë atë me lehtësi në greminë.

Patozi fton Bashën të kontrollojë të shkuarën e çdo deputeti dhe zyrtari të lartë të PD-së nga 2013-ta e në vijim.

Tv Klan