Grupimi për ringritjen e Partisë Demokratike do të vijojë në Vlorë  takimet me bazën demokrate. Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike Astrit Patozi  i mbështetur nga figura te njohura, themelues të kësaj force politike, si dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar kanë paralajmëruar se do të ndalin me çdo kusht farsën zgjedhore në parti.

Dy ditë më parë përpara demokratëve të Durrësit, nën sloganin “Askënd për të humbur, gjithkënd për të fituar”, Patozi  i cilësoi të pandershme dhe antistatutore zgjedhjet në parti.

Për ringritjen e Partisë Demokratike Patozi prezantoi alternativën e tij me 11 pika, si përcaktimi në statut i dorëheqjes së kryetarit pas humbjes në zgjedhje, kufizimi i kompetencave apo i mandateve.

Ai u bëri thirrje demokratëve të ngrihen për ta mbajtur partinë të bashkuar dhe te mos heshtin përballë një lidershipi të dobët e kaotik, që sipas tij e çoi PD-në  në një humbje të thellë në zgjedhjet e 25 qershorit.

Tv Klan