Pas etiketimeve si grupimi kundër Lulzim Bashës, lëvizja e ish – nënkryetarit të Partisë Demokratike, Astrit Patozi dhe mbështetësve të tij ka një emër. Ajo quhet “Lëvizja për ringritjen e Partisë Demokratike”. Para 400 demokratëve të Korçës, Patozi tha se kjo lëvizje nuk ka për qëllim përçarjen e Partisë Demokratike e as krijimin e një partie të re politike.

Astrit Patozi kërkoi nga demokratët që të detyrojnë Lulzim Bashën të ndërpresë farsën zgjedhore dhe të rivendosen rregulla të reja dhe të barabarta për të gjithë kandidatët, ku ish numri dy i Partisë Demokratike është i gatshëm të shpallë kandidaturën e tij.

Kur duhen edhe katër ditë që anëtarët e Partisë Demokratike të zgjedhin kryetarin e ri, Astrit Patozi bëri lëshoi dy thirrje, për Lulzim Bashën dhe Eduard Selamin.

Në analizën e tij, Patozi bëri përgjegjës të vetëm të humbjes së zgjedhjeve Lulzim Bashën, për të cilin tha se nuk i intereson forcimi dhe ringritja e Partisë Demokratike, por vetëm karrigia e kryetarit.

Në takimin e “Lëvizja për ringritjen e Partisë Demokratike” ishte i pranishëm edhe ish – ministri i financave Ridvan Bode dhe deputetet Gjergji Papa e Eleina Qirici, që u lanë jashtë listave të hartuara nga Lulzim Basha.

Tv Klan