Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka konsideruar “vrajse në rrethana cilësuese për shkak të detyrës ndaj punonjësve të policisë” goditjen me makinë të blinduar të një automjeti të policisë mbrëmjen e kaluar në Elbasan.

Tv Klan mëson se automjeti drejtohej nga zv/ drejtori i Policisë së Elbasanit Gjergj Oshafi. Ngjarja ndodhi rreth orës 22 në rrugën “Dyli Haxhire”, pranë tregut ushqimor të qytetit ku forcat blu po zhvillonin një operacion të koduar “Vjeshtë 2017”, për bllokimin e makinave të vjedhura.

Pak momente pasi kishte ndaluar një automjet luksoz tip “Range Rover” me vlerë mbi 100 mijë euro, uniformat blu i kishin kërkuar drejtuesit t’i drejtohej Drejtorisë së Policisë së Elbasanit për verifikime të mëtejshme. Në këto momente makina e policisë është goditur në mënyrë të befasishme nga një tjetër automjet tip Audi i blinduar.

Pas përplasjes autorët me makinën e blinduar janë futur në ambientet e tregut agro- ushqimor ku edhe kanë humbur gjurmët. Policia thotë se pas hetimit ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e sulmit mbi policinë. Në kërkim u shpall edhe pronari i tregut agro-ushqimor, Petrit Çela si dhe një person i tretë.

Në drejtim të Elbasanit, u nisën njësi të RENEA-s dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Gjatë kontrolleve u arrestua Ledio Zabeli 26 vjeç nga Elbasani dhe Kelmend Xhaferri 35-vjec. Ky i fundit drejtonte në automjetin, i cili u ndalua për kontroll dhe verifikim nga policia, ndërsa Zabeli ishte pasagjer. Gjatë kontrollit në banesat e tyre, policia gjeti një armë sportive, pushke, pa leje si dhe një sasie lende narkotike. Në pranga u vu edhe roja i tregut ushqimor Valmir Dedja i cili pengoi oficerët e policisë për të ushtruar kontroll.

7 automjete, nga të cilat tri të blinduara, u bllokuan nga policia në vijim të operacionit, pasi dyshohet se janë përdorur nga personat pjesmarrës në përplasjen me policinë.

Mjete te sekuestruara

 “Audi”  me targa AA 862 OI në pronësi të  shtetases E.Xh

 “Range Rover” me targa  AA 040 OJ në pronësi të Petrit Çelës

 Golf me targa AA 097 SA 

“Toyota” me targa AA 814 GN, e blinduar

 “Audi’” A8 me targa AA 478 PV, i blinduar në pronësi të Petrit Çelës

“Audi’” A8 me targa AA 795 EP, i blinduar në përdorim të Petrit Çelës

“Golf” me targa AA 637 KD

Të arrestuar

Valmir Dedja  44 vjeç

Ledio Zabeli 26 vjeç

Kelmend Xhaferri

Tv Klan