Paul McCartney ka kritikuar qëndrimin e Presidentit Trump ndaj ndryshimeve klimatike, duke deklaruar se disa veprimet e tij janë “çmenduri”.

Ai akuzoi udhëheqësin amerikan për vendimet që  ka marrë m një prej tyre është dhe largimi nga marrëveshja e Parisit. Pjesëtari  i grupit të famshëm Beatles njihet për qëndrimet e tij pro ushqimeve vegjetariane, për të cilat ka ndërmarrë shpesh herë dhe fushata.

Paul, i cili rrallë jep intervista, ka pranuar të flasë për Radio 1 Newsbeat, për një film të ri të shkurtër që ka në fokus ndikimin që ka bujqësia në planet.

Ai po inkurajon njerëzit që të mos konsumojnë mish për një ditë në javë, kjo për faktin se do të ndihmonte mjedisin. Paul McCartney shprehet se kjo:  “Nuk është kjo zgjidhja përfundimtare, por është pjesë e zgjidhjes”.

Në vitin 2016, në bazë të një studimi u arrit konkluzioni se duhet të zvogëlohen emetimet në sektorin e bujqësisë për të parandaluar ngrohjen e planetit me më shumë se 2 gradë C gjatë shekullit të ardhshëm.

Klan Plus