Humbja në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës me Realin ka lënë një shije hidhërimi te tifozët e Barcelonës. Por klubi katalanas ka gjetur menjëherë një mënyrë për të rikthyer optimizimin.

Pas shitjes së Nejmar dhe arketimit të 222 milion eurove katalasit po mendojnë për përforcimet në skuadër. Ikën një brazilian, por vjen një tjetër. Klubi zytrarizoi blerjen e mesfushorit Paulinjo. Ai u mor nga ekipi kinez Guangzhou duke paguar kaluzolën prej 40 milion eurosh.

2 vjet më parë Paulinjo la Totenhemin për të udhëtuar drejta Azisë për vetëm 15 milion euro. Futbollisti i kombëtares braziliane pritet të kryejë vizitat mjekësore dhe do të firmosë një kontartë që parashikon mes të tjerave edhe një klauzolë prej 120 milionësh në rast të prishjes së njëanshme.

Duket se me blerjet, Barcelona po i plotëson dëshirën edhe Buskets, një prej veteranëve. Pas humbjes me Real Madrid ai tha qartë se skuadrës i duhen përforcime.

Tv Klan