Lideri i rajonit autonom Carles Puigdemont foli për herë të parë që nga referendumi i 1 Tetorit për BBC-në, dhe tha që qeveria e tij do të veprojë nga fundi i kësaj jave ose në fillim të javës tjetër.

Kur u pyet se çfarë do të bënte nëse qeveria spanjolle ndërhynte dhe merrte kontrollin e Katalonjës, Puidgemont tha se ky do të ishte një gabim që do të ndryshonte gjithçka.

Midis qeverisë së Madridit dhe administratës së Puidgemont nuk ka asnjë  kontakt. Ai gjithashtu nuk pajtohet me qëndrimin që Komisioni Europian mbajti të hënën ku i konsideronte ngjarjet në Katalonjë si çështje të brendshme vetëm për Spanjën

Qindra mijëra njerëz në Katalonjë kanë protestuar ditët e fundit  mbi dhunën që ushtroi policia spanjolle gjatë votimeve, ku mbetën të plagosur rreth 900 persona.

/tvklan.al