Pazari i ri është gati për të hapur dyert në Ditën e Verës. Teksa vlerësoi kohën e shpejte te realizimit të këtij projekti, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se tek kjo zonë do të jetë një qendër tregtare dhe turistike në të cilën do të punësohen rreth 1 mijë persona.

“Ne kemi llogaritur që në 308 biznese, nga 3-4 vetë që punojnë për secilin biznes apo zinxhiri ekonomik që kontribuon tek secili biznes, përkthehet në 1000 vende pune. Ndaj e marta është ditë pushimi për 1 milionë qytetarë të Tiranës që e kanë pushim Ditën e Verës, për 1000 të tjerë është dita e parë e punës”

Në materialin e shpërndarë nga zyra e Bashkisë, kryebashkiaku flet edhe për impaktin që do të ketë kjo qendër për ekonominë e qytetit.

“Projekte të tilla kanë duk sepse përveç investimit në infrastrukturë janë një investim i mirëfilltë në ekonominë lokale. Thirrja ime për gjithë qytetarët është konsumoni produkte lokale, sa më shumë para të mbeten në ekonomi, aq më shumë punësim krijohet, aq më shumë fermat dhe zonat rurale fuqizohen nga ana ekonomike”.

Punimet për rehabilitimin e Pazarit te Ri zgjaten 1 vit. / TV KLAN