PD: 22-vjeçari me 3 gr hashash çohet drejt vdekjes, Balili bredh i lirë

Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama se përdor standard të dyfishtë me qytetarët dhe trafikantët në zbatimin e ligjit.

Duke marrë shkas nga vetëvarja në burgun e Rrogozhinës të një 22-vjeçari, që ishte arrestuar më 23 dhjetor pasi ishte kapur me një cigare hashash, demokratët thonë se, e kundërta ndodh me Klement Balilin, që sipas tyre duhet të ishte arrestuar në maj të 2016.

Opozita thotë se nga njëra anë kryeministri shtyp pa mëshirë të vobektit dhe nga ana tjetër qëndron në krah të bandave e trafikantëve.

Partia Demokratike i bën thirrje prokurorisë të hetojë të gjithë procedurat që janë ndjekur nga policia dhe autoritetet e burgjeve për rastin e 22-vjeçarit Estref Halili dhe të nxjerrë para ligjit përgjegjësit./ TV KLAN

Kategori
PolitikaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*

Të Lidhura