Partia Demokratike iu rikthye sot denoncimeve për koncesionin e Çekapit duke e konsideruar atë si më korruptivin dhe më të dështuarin.

Deputetja Albana Vokshi publikoi një tabelë të Fondit të Kujdesit Shëndetësor, sipas të cilit kompania që kryen kontrrollin shëndetësor falas ka marrë nga buxheti i shtetit 4 milionë euro në vitet 2015 dhe 2016 për rreth 250 mijë analiza të pakryera asnjëherë.

Sipas demokartëve, kontrata parashikon që kompania të marrë 7 milion euro në vit edhe nëse Check Up -i nuk kryhet nga askush.

Për Partinë Demokratike, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion duhet ta nisë zbatimin e reformës në drejtësi me aferat korruptive në shëndetësi.

Tv Klan